Lengua Guarani

Lengua Guarani
Ára Pyahu

jueves, 19 de abril de 2012

HASTA EN KOSOVO PROMOCIONARON LOS CONGRESOS DE LENGUA GUARANI DEL ATENEO



ATENEO DE LENGUA Y CULTURA GUARANI
Maitei horyvéva opavavépe
David Galeano Olivera

Vai Vaínte… hasta en la República de Kosovo promocionaron los Congresos de Lengua Guarani del ATENEO DE LENGUA Y CULTURA GUARANI.
Leer (hacer clic) en: http://cafehistoria.ning.com/profiles/blogs/vai-va-nte-hasta-en-kosovo-promocionaron-los-congresos-de-lengua
Leer también en: http://dgaleanolivera.wordpress.com/hasta-en-kosovo-promocionaron-los-congresos-de-lengua-guarani-del-ateneo/

KONGRESI I XII I GJUHËS DHE KULTURËS GUARANI NË PARAGUAY

“Gjuha dhe Kultura Guarani në Mercosur”
Instituti i gjuhës dhe Kulturës Guarani (ATENEO DE LENGUA Y CULTURA GUARANI – MERCOSUR ÑE’Ê TEETE) do të organizoj më 14-15 Prill, Kongresin e XII të Gjuhës dhe Kulturës Guarani si dhe Kongresin e IX të Gjuhës dhe Kulturës Guarani në rajonin e MERCOSUR. Kjo iniciativë do të mbledh mbi 400 mësues, profesorë dhe student të Gjuhës Guarani nga të katra anët e Paraguay-it si dhe nga shtetet përreth, Brazil, Argjentina dhe Uruguay. Kongresi zhvillohet në një kohë kur gjuha Guarani është gjuhë zyrtare e bllokut tregtar MERCOSUR – në Amerikën e Jugut – dhe do të fokusohet në vlerat folklorike dhe kulturore që gjuha Guarani përfaqëson në të gjithë fjalorin e saj të pasur me një nivel të lartë sentimental pse jo edhe një fonetikë shumë tërheqëse për studiuesit e njohur në nivel botëror. Guaranishtja përmban tipare me karakter të veçantë në fushën leksikografike dhe sintaksore në krahasim me gjuhët e tjera qofshin këto moderne apo në gjendje kritike (ose të marxhinalizuara).
Gjuha Guarani është gjuha më e vjetër në Amerikën e jugut dhe e vetmja gjuhë zyrtare në kohët tona, e cila ka ekzistuar në kontinent që para mbërritjes së Kristofor Kolombit në brigjet e ishujve Karaibe; është gjuhë zyrtare e dytë në Republikën e Paraguay-it dhe flitet gjerësisht në të gjitha vendet që kufizohen me Paraguay-in. Rreth 40 përqind e popullsisë së vendit flet vetëm gjuhën Guarani. Pjesa dërrmuese e folësve të Guaranishtes janë mestizo (përzierje etnike midis komuniteteve vendase dhe kolonizatorëve spanjoll, të cilët kanë mbërritur në Asuncion në vitin 1537), 80 përqind e popullsisë flet dy gjuhët, guarani dhe spanjisht, vetëm 10 përqind e popullsisë në Paraguay flet vetëm gjuhën Spanjolle. Në Paraguay, rreth 30 përqind e popullsisë flet një gjuhë të përzier (jopara), kombinim fjalësh dhe formim i strukturës së fjalisë e lidhur ngushtë me Guaranishten dhe Spanjishten.
Gjuha Guarani dallohet në nivel botëror për pasurinë me shkronja vokale por edhe me një fjalor shumë të zhvilluar dhe të pasur në fushën e botanikës, ç’ka e bënë këtë gjuhë po aq të rëndësishme sa edhe Latinishtja apo Greqishtja e vjetër. Fiset Guarani janë dalluar për shpirtin e tyre luftëdashës, trimërinë, dhe jetesa e tyre nomade apo gjysmë nomade. Ata nuk kanë patur asnjë herë një traditë të qëndrueshme vetë administrimi, ndoshta këtu ngjajnë paksa edhe më popullin Shqiptar i cili ka qenë për pesë shekuj nën zgjedhën e perandorisë Osmane dhe si rrjedhojë, asnjëherë nuk janë testuar në aftësitë e tyre qeverisëse, një e metë themelore kjo që vazhdon të jetë evidente edhe sot në lidhje me ngathtësinë e qeverisë Shqiptare në ndërmarrjen e reformave dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve Shqiptar.
Agjenda e Kongresit do të përfshij midis të tjerash edhe tema më interes të veçantë si për shembull: “Projekte kërkimi në fushën e sociolinguistikës” (që do të prezantohet nga Zulma Trinidad Bramble); “Teatri Guarani në Paraguay” (me lektor Modesto Romero); “Morfosintaksa Guarani” (do të referohet nga David Galeano Olivera). Një temë tjetër tërheqëse do të jetë implementimi i pranisë së Gjuhës Guarani në Internet dhe në burimet e tjera të informimit publik. Gjithashtu nuk do të lihet mbrapa edhe strategjia për të ardhmen dhe promovimin e kësaj gjuhe mbështetur në temën “Polítika dhe strategjia për promovimin e Gjuhës Guarani në Paraguay”
Në Kongresin e IX të Gjuhës Guarani do të diskutohen tema të një rëndësie të veçantë duke ditur se një kongres i tillë zhvillohet vetëm një herë në dy vjet dhe temat e diskutuara në të do influencojnë programet akademike të Institutit të gjuhës dhe Kulturës Guarani, gjithashtu edhe te disa universiteteve të tjera. Ndër temat e këtij forumi do të jenë: “Gjuha Guarani në Bolivi,” dhe “Gjuha Guarani Ava në zonën kufitare midis Bolivisë, Paraguay dhe Argjentinës dhe njohja e gjuhës Guarani si gjuhë zyrtare në MERCOSUR” (nga Antonio Cabrera).
Një çështje me rëndësi është edhe “Mësimdhënia e Gjuhës Guarani në Brazil”. Në të njëjtën kohë do të bëhet e mundur edhe ekspozimi i punëve artizanale dhe artistike të grupeve të ndryshme indigjenase në ambientet ku do të zhvillohet Kongresi.
Peter TASE

Ver original en Kosovo.Info (http://kosova.info/2012/04/kongresi-i-xii-i-gjuhes-dhe-kultures-guarani-ne-paraguay-%E2%80%9Cgjuha-dhe-kultura-guarani-ne-mercosur%E2%80%9D/)

No hay comentarios: